10:52 / 03.07.2019
Suedia ndalon duhanin në vendet publike
Në Suedi duhanpirësit nuk do të lejohen më të ndezin cigare në pjesën e jashtme të pabeve.
Shteti skandinav kaloi sot një ligj të ri për duhanin për vendet publike.
Këndet publike të lojërave, stacionet e autobusëve dhe ato të trenave tashmë preken nga ligji i ri i ndalimit të duhanit.
Kjo masë i aplikohet edhe cigareve elektronike.
Autoritetet suedeze të shëndetësisë e shohin këtë masë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, si dhe reduktimin e rreziqeve nga duhanpirja pasive.























