Japoni, evakuohen 800 mijë persona për shkak të reshjeve të shiut
BKT
   Bota

Japoni, evakuohen 800 mijë persona për shkak të reshjeve të shiut

Për shkak të reshjeve të mëdha është rritur rreziku nga prurjet e ujit dhe rrëshqitja e dheut, ndërsa është urdhëruar evakuimi i rreth 800.000 personave nga qytetet Kagoshima, Kirishima dhe Aira.

Autoritetet në Japoni kanë urdhëruar evakuimin e 800.000 personave prej tre qyteteve në prefekturën e Kagoshimas, për shkak të katastrofës së mundshme për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. 

Agjencia e lajmeve Kyodo lajmëron se për shkak të reshjeve të mëdha është rritur rreziku nga prurjet e ujit dhe rrëshqitja e dheut, ndërsa është urdhëruar evakuimi i rreth 800.000 personave nga qytetet Kagoshima, Kirishima dhe Aira.

Agjencia për meteorologji e Japonisë njoftoi se reshjet e mëdha në jugperëndim dhe perëndim të vendit priten edhe dy ditët e ardhshme dhe paralajmëruan për mundësinë e evakuimit të rreth 310.000 personave në tetë komuna në Kagoshima dhe Miyazaki. 

Agjencia zyrtare ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa banorëve u bënë thirrje për kujdes. 

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në perëndim të Japonisë në korrik të vitit të kaluar për vdekje pësuan 222 persona.