14:26 / 03.07.2019
E pazakontë, deputetët kthejnë shpinën gjatë himnit të BE-së
Një gjest i pazakontë është shënuar në Parlamentin Evropian nga deputetët britanikë.
Gjatë Himnit të Bashkimit Evropian të 751 deputetët e PE janë ngritur në këmbë në shenjë nderimi, por një pjesë e tyre i kanë kthyer shpinën sallës.
Një gjest i tillë është bërë nga deputetët e partisë euroskeptike të Brexit, drejtuar nga Nigel Farange, në shenjë refuzimi ndaj institucioneve të Unionit.
Nga ana tjetër, deputetët liberalë u shfaqën në sallën e PE me bluza të verdha, në të cilat shkruanin “Stop Brexit”, transmeton “Balkanweb”.
Kjo është shoqëruar me protesta edhe jashtë Parlamentit Evropian nga mbështetësit e eurodeputetëve separatistë të Katalonjës.























