22:10 / 03.07.2019
Bukureshti investon 1,2 miliardë euro në forcat detare
Kompania franceze “Naval Group” fitoi sot tenderin në Rumani për një shumë prej 1,2 miliardë eurosh që përkon me ndërtimin e katër luftanijeve të vogla të tipit korvet “Gowind”, që konsiderohet si një sukses në eksport për industrinë franceze.
Për vendin bregdetar me dalje në Detin e Zi dhe anëtar të NATO-s, bëhet fjalë për programin e parë të një madhësie të tillë prej 30 vitesh që prek forcat detare, sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Gabriel Les.
Homologia e tij franceze, Florence Parly nga ana e saj përshëndeti në një komunikatë një vendim që hyn plotësisht në përpjekjet për të ndërtuar një Europë të Mbrojtjes të fortë dhe ambicioze./























