09:06 / 04.07.2019
Kina goditet nga një tërmet 5,6 ballë
Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Në jugperëndim të Kinës ka ndodhur një tërmet me magnitudë prej 5,6 ballësh.
Qendra Kineze e Rrjetit të Tërmeteve njoftoi se tërmeti ka ndodhur në qytezën Gong të qytetit Yibin në provincën Sichuan.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 8 kilometrash.























