Siri, tre të vdekur nga shpërthimi i bombës në jug të vendit
BKT
   Bota

Siri, tre të vdekur nga shpërthimi i bombës në jug të vendit

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën tre persona, ndërsa së paku shtatë të tjerë u plagosën.

Së paku tre civilë kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në qytetin jugor sirian Suwayda, që është nën kontroll të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Agjencia e lajmeve të regjimit të Asadit, SANA, lajmëroi se mbrëmë në qendër të qytetit Suwayda u aktivizua një mjet shpërthyes në motoçikletë.

Si pasojë e shpërthimit humbën jetën tre persona, ndërsa së paku shtatë të tjerë u plagosën.

Qendra e qytetit Suwayda në korrik të vitit të kaluar ka qenë objektiv i sulmeve terroriste të DEASH-it në të cilin kanë humbur jetën së paku 150 persona.