Milano, 34 të arrestuar në operacionin kundër mafias
Me urdhër të Prokurorisë së veçantë për luftë kundër mafias në Milano nisi operacioni në tetë qytete italiane në të cilat u angazhuan gjithsej 400 pjesëtarë të xhandarmërisë.
Të paktën 34 persona të dyshuar janë arrestuar gjatë një operacioni të madh të cilin forcat italiane e zbatuan në luftën kundër mafias dhe krimit të organizuar.
Me urdhër të Prokurorisë së veçantë për luftë kundër mafias në Milano nisi operacioni në tetë qytete italiane në të cilat u angazhuan gjithsej 400 pjesëtarë të xhandarmërisë.
Janë arrestuar 34 persona të dyshuar për anëtarësim në grupin mafioz Ndrangheta. Në mesin e të arrestuarve 32 janë italianë dhe nga një shtetas i Marokut dhe Rumanisë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se në kuadër të operacionit xhandarmëria bllokoi dy parkingje në aeroportin Malpensa.
Burimi i njëjtë thekson se operacioni filloi në bazë të hetimit që zhvillohet tashmë dy vite dhe në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një politikan lokal.























