Boeing jep 100 mln dollarë e shkollim falas për familjarët e viktimave
BKT
   Bota

Boeing jep 100 mln dollarë e shkollim falas për familjarët e viktimave

Gjiganti i aviacionit, Boeing ka premtuar të paguajë 100 milionë dollarë për familjet e viktimave nga rrëzimet e dy aeroplanëve të kësaj kompanie, Lion Air dhe Ethiopian Airlines.

Kompania tha se paratë do t'u jepen organizatave lokale jofitimprurëse dhe grupeve të komunitetit të cilët do t'u shpërndajnë fondet të afërmve të 346 njerëzve që kanë vdekur, raporton CNN.

 “Lion Air” ishte nisur nga Xhakarta kur u rrëzua në det me 189 pasagjerë në fund të tetorit të vitit të kaluar. Ky ishte rrëzimi i parë i modelit të ri të Boeing, 737 MAX 8.

Katër muaj më parë, Boeing ishte rrëzuar në linjën ajrore të Etiopisë. Nga aksidenti patën humbur jetën 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

“Ne në Boeing jemi të trishtuar për humbjen tragjike të jetës në të dy këto aksidente dhe këto jetë të humbura do të vazhdojnë të peshojnë rëndë në zemrat tona dhe në mendjet tona për vitet që vijnë. Familjet dhe të dashurit e atyre që ishin në bord, kanë përkrahjen tonë të thellë. Ne do të bashkëpunojmë me qeveritë lokale në mënyrë që familjarëve të tyre të ua ofrojmë mbështetjen financiare, arsimimin dhe shpenzimet e jetës. Fillimisht do të paguajmë 100 milionë dollarë për familjet e viktimave” thuhet në njoftimin e kompanisë Boeing.