E quajti Trump të paaftë, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik
BKT
   Bota

E quajti Trump të paaftë, publikohen kabllogramet e ambasadorit britanik

Gazeta britanike “The Mail” botoi të dielën kabllogramet që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij.

Ambasadori i Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch e përshkruan presidentin amerikan Donald Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.

Sipas gazetës, ambasadori Darroch e përshkruan Trump si një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”.

Megjithatë, ambasadori i paralajmëron zyrtarët britanikë që të mos medojnë se zoti Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se presidenti ka përcaktuar një “rrugë të besueshme” për të siguruar katër vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta “The Mail” shkruan se ambasadori britanik paralajmëron se Trump mund të “dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “The Terminator”.

Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë. Një zëdhënëse tha se ambasadorët pritet t’i “japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike.