Tribunali i Hagës dënoi komandantin famëkeq rebel nga Kongo
BKT
   Bota

Tribunali i Hagës dënoi komandantin famëkeq rebel nga Kongo

Ntaganda është dënuar për 13 pika të aktakuzës për krime lufte dhe pesë pika të aktakuzës për krime kundër njerëzimit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) ka shpallur fajtor komandantin famëkeq rebel nga Republika Demokratike e Kongos, Boscoa Ntagand.

Ntaganda është dënuar për 13 pika të aktakuzës për krime lufte dhe pesë pika të aktakuzës për krime kundër njerëzimit.

U dënua për krime të kryera gjatë përleshjeve që në vitin 2002 dhe 2003 ndodhën në provincën verilindore Ituri në Kongo.

I dënuari me gjakftohtësi dhe pa shfaqur emocione dëgjoi aktgjykimin të cilin e lexoi gjykatësi Robert Fremr.

Ntaganda, i njohur edhe si "Terminator", ishte njeriu i dytë i forcave rebele të Bashkimit Patriot kongolez dhe komandanti i operacioneve në dy konflikte të armatosura në rajonin Ituri. /aa/