Micotakis merr postin e kryeministrit
BKT
   Bota

Micotakis merr postin e kryeministrit

Lideri i partisë ”Demokracia e re”, Kiriakos Micotakis, fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të zhvilluara dje në Greqi, mori sot detyrën e kryeministrit.

Ai u betua në prani të presidentit të Republikës Helenike, Prokopios Pavlopulos.

Gjashtë parti hynë në parlamentin e ri grek, bazuar në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku bie në sy mungesa e partisë së të djathtës ekstreme ”Agimit i artë”.

”Demokracia e Re” arriti një fitore historike, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 7 korrikut në Greqi, pas 90,85% të votave të numëruara.

Ndarja e votave dhe posteve të secilës parti në parlament është si më poshtë:

”Demokracia e re” – 39,78% me 158 vende në parlament.

SYRIZA – 31,56% me 86 vende.

ΚΙΝΑL – 7,97% me 22 vende.

Partia Komuniste e Greqisë (ΚΚΕ) – 5,34% me 15 vende.

Eltiniki Lysi (Zgjidhja Greke) – 3,74% me 10 vende.

MeRA25 – 3,47% me 9 vende.