Papa Françesku: Migrantët janë njerëz, e jo vetëm problem shoqëror
BKT
   Bota

Papa Françesku: Migrantët janë njerëz, e jo vetëm problem shoqëror

"Ata janë njerëz, nuk janë thjesht një problem shoqëror ose migrues, ata janë simbol i të gjithë atyre që janë refuzuar nga shoqëria e sotme e globalizuar", tha Papa.

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në meshën e sotme është lutur për migrantët, duke thënë se ata janë njerëz, jo vetëm një problem shoqëror.

"Ata janë njerëz, nuk janë thjesht një problem shoqëror ose migrues, ata janë simbol i të gjithë atyre që janë refuzuar nga shoqëria e sotme e globalizuar", tha Papa.

Në meshën e sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë u shënua gjashtë vjetori i vizitës së Papës në ishullin italian Lampedusa më 8 korrik të vitit 2013.

Papa ishte vetëm katër muaj në krye të Kishës Katolike dhe kjo ishte vizita e tij e parë pastorale jashtë Romës.

Ostvro, që ndodhet midis Sicilisë dhe bregut verior të kontinentit afrikan, për vite ka qenë porti kryesor për refugjatët dhe emigrantët që udhëtojnë nga Deti Mesdhe./aa/