SHBA kërkon nga Venezuela lirimin e drejtuesve të Citgo-s
BKT
   Bota

SHBA kërkon nga Venezuela lirimin e drejtuesve të Citgo-s

"Këta njerëz vuajnë nga kushte serioze shëndetësore dhe duhet të lirohen menjëherë," tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Morgan Ortagus.

SHBA i kërkoi të hënën Venezuelës që të lirojë gjashtë drejtues të Citgo Petroleum Corp, "gabimisht" të ndaluar në Caracas në nëntor të vitit 2017.

"Këta njerëz vuajnë nga kushte serioze shëndetësore dhe duhet të lirohen menjëherë," tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Morgan Ortagus.

Citgo është një rafinues me bazë në SHBA dhe një tregtar me shumicë të zotëruar nga PDVSA, kompani shtetërore e naftës dhe gazit natyror në Venezuelë.

Drejtuesit u arrestuan dhe u akuzuan për korrupsion, përvetësim dhe tradhti.

"Lojalistët e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro vazhdojnë të parandalojnë familjet dhe avokatët e të burgosurve amerikanë që të ndihmojnë me aksesin themelor në ushqim dhe ilaçe pa marrë parasysh shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të të ndaluarve", thuhet në deklaratën.

"Këto fyerje ndaj dinjitetit bazik nuk do të injorohen," shtohet më tej.

Ajo pohoi gjithashtu se siguria dhe mirëqenia e amerikanëve jashtë shtetit janë ndër "prioritetet më të larta" të Departamentit të Shtetit./aa/