Barclay: Ndikimi i Brexit pa marrëveshje, “simetrik” në të gjithë Evropën
Duke folur rreth idesë së një referendumi të dytë mbi largimin e Britanisë nga BE-ja, Barclay argumentoi se një votim i tillë do të sjellë një vit tjetër të “pasigurisë” .
Sekretari britanik i çështjeve të Brexit-it, Stephen Barclay, ka deklaruar se ndikimi i një Brexit-i pa marrëveshje nuk është as në interes të Mbretërisë së Bashkuar, por as në interes të Bashkimit Evropian.
Duke folur për gazetarët e huaj në Londër, Barclay tha se ndikimi i një Brexit-i pa marrëveshje do të ishte “simetrik” në të gjithë Evropën, raporton AA.
“Për shembull, ndikimi pa marrëveshje mbi Irlandën, sipas analizës sonë është më i madh se ndikimi mbi Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.
Barclay tha se është në interes të të dyja palëve shmangia e një Brexit-i pa marrëveshje dhe se ata do të shqyrtojnë mënyrat për ta bërë këtë. Ai theksoi se kryeministrja britanike në largim, Theresa May, u përpoq të kalojë marrëveshjen e saj përmes Dhomës së Përbashkët tre herë, por nuk arriti ta bënte.
Megjithatë, tha Barclay, dy vitet e fundit Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar përgatitjen për një skenar pa marrëveshje me më shumë se 30 ekipe.
Duke folur rreth idesë së një referendumi të dytë mbi largimin e Britanisë nga BE-ja, Barclay argumentoi se një votim i tillë do të sjellë një vit tjetër të “pasigurisë”.
“Do të ishte përçarës, por jo domosdoshmërisht vendimtare”, u shpreh Braclay.
Sekretari britanik po ashtu tha se përzgjedhja e vazhdueshme e pozicioneve më të larta të BE-së “pa dyshim do të ndryshonte dinamikën” dhe se Mbretëria e Bashkuar është duke kërkuar ndërtimin “konstruktiv dhe të sinqertë” me zyrtarët e rinj të BE-së.
“Në fund të fundit, pavarësisht se ku shkojmë me Brexit-in, ne ndajmë të njëjtat lera, ne do të vazhdojmë të jemi një vend evropian. Janë institucionet e BE-së nga të cilët po largohemi”, u shpreh Barclay.
Siç është vendosur, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja më 31 tetor, pasi afatet e mëparshme në muajin mars dhe prill u prolonguan me kërkesën e qeverisë britanike.























