11:54 / 16.07.2019
Një tërmet 5.8 ballë godet ishullin Bali të Indonezisë
Përveç qarkut Nusa Dua, lëkundjet u ndjenë edhe në disa zona, përfshirë Denpasar, Lombok dhe Jember.
Një tërmet 5.8 ballë të hënën goditi ishullin turistik Bali të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia indoneziane për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG).
Përveç qarkut Nusa Dua, lëkundjet u ndjenë edhe në disa zona, përfshirë Denpasar, Lombok dhe Jember.
Tërmeti ndodhi në ora 7:18 të mëngjesit me epiqendër 80 kilometra në jug të Regjimentit Jembrana në një thellësi prej 104 kilometrash.
Agjencia nuk lëshoi një paralajmërim për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.
Shtatorin e kaluar, një tërmet 7.4 ballë goditi ishullin Sulawesi, i cili shkaktoi cunami me dallgë deri në 3 metra duke lënë të vdekur mbi 2.000 njerëz.























