Indi, 14 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Mumbai
BKT
   Bota

Indi, 14 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Mumbai

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë kufomat e 14 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë nxjerrë në gjendje të lënduar.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese katërkatëshe që ndodhi dje në kryeqytetin e Indisë, Mumbai.

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë kufomat e 14 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë nxjerrë në gjendje të lënduar, raportoi kanali NDTV.

Supozohet se brenda rrënojave gjenden edhe rreth 20 persona të tjerë.

Ekipet e zjarrfikësit për shkaqe sigurie kanë evakuuar edhe ndërtesat e tjera të ngjitura, të cilat gjenden në një rrugicë të ngushtë në zonën Dongri të kryeqytetit indian.

Aktivitetet e kërkim-shpëtimit ende janë duke vazhduar.

Ndryshe, siguria e ndërtesave konsiderohet si një nga problemet themelore për Mumbain, i cili është ndër qytetet më të dendura në botë.