Ekzekutohet kinezi që vrau fqinjin për hakmarrje
BKT
   Bota

Ekzekutohet kinezi që vrau fqinjin për hakmarrje

Gjykata në qytetin Hancong konfirmoi se Cang është ekzekutuar pasi që për hakmarrje vrau fqinjin e tij dhe dy anëtarët e tjerë të familjes, të cilët në vitin 1996 ia kishin vrarë të ëmën.

Cang Koukou u ekzekutua me vendim gjyqësor për shkak të vrasjes për hakmarrje të kryer 22 vjet pas vrasjes së nënës së tij.

Gjykata në qytetin Hancong të krahinës kineze Shaanxi konfirmoi se Cang është ekzekutuar pasi që për hakmarrje vrau fqinjin e tij dhe dy anëtarët e tjerë të familjes, të cilët në vitin 1996 ia kishin vrarë të ëmën.

Më tej, theksohet se nëna e Cang-ut u vra në vitin 1996, ku gjatë një zënke ajo u ther me thikë deri në vdekje nga fqinji i saj 17-vjeçar, Wang Cincun.

Wang u nxor para drejtësisë dhe u dënua me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë juan kinez.

Cang Koukou, për të cilin gjykata konfirmoi se kishte çrregullim mendor, vitin e kaluar kishte ndjekur familjen Wang gjatë kthimit të tyre në fshat pas një feste. Ai me një mjet të mprehtë vrau fqinjën e tij Vanga, vrasësin e nënës së tij, si dhe babanë dhe vëllanë e tij.

Pas një gjyqi që zgjati më shumë se një vit, Cang u ekzekutua.