Rebelët e Jemenit kryejnë sulme ajrore mbi aeroportin saudit në Xhizan
BKT
   Bota

Rebelët e Jemenit kryejnë sulme ajrore mbi aeroportin saudit në Xhizan

Lëvizja Huthi pretendon se objektiv i sulmit në aeroport ishin pozicionet ushtarake dhe se pas sulmit aeroporti u mbyll për të gjitha fluturimet.

Lëvizja rebele Huthi e Jemenit ka kryer sulme të ashpra ajrore ndaj aeroport në qytetin Xhizan në jug të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i lëvizjes Huthi, Yahya Seri, deklaroi se sulmet ndaj aeroportit në qytetin port saudit të Xhizanit u kryen me dronë.

Lëvizja Huthi pretendon se objektiv i sulmit në aeroport ishin pozicionet ushtarake dhe se pas sulmit aeroporti u mbyll për të gjitha fluturimet.

"Sulmet janë përgjigje ndaj krimeve që po bëhen mbi popullin e Jemenit", tha Seri.

Pala saudite nuk ka komentuar rreth rastit.

Jemeni është skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014. Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të rëndësishme të vendit, kurse qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua më tej në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj filluan sulmet ajrore mbi pozicionet e kryengritësve./aa/