Mori ryshfet 20 milionë dollarë, arrestohet ish-presidenti i Perusë
BKT
   Bota

Mori ryshfet 20 milionë dollarë, arrestohet ish-presidenti i Perusë

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, është arrestuar në SHBA, bëjnë të ditur autoritetet peruane.

Zyra e kryeprokurorit tha se arrestimi i tij ishte në lidhje me një kërkesë për ekstradim të lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Z. Toledo është akuzuar për marrjen e ryshfeteve me vlerë 20 milionë dollarë nga kompania ndërtuese braziliane, Odebrecht, gjatë kohës që ai ishte në detyrë midis viteve 2001 dhe 2006.

Ai mohon të gjitha akuzat duke thënë se ata janë të motivuara politikisht.