Të Gjelbrit kërkojnë katër poste në Komisionin Evropian
BKT
   Bota

Të Gjelbrit kërkojnë katër poste në Komisionin Evropian

Philippe Lamberts, bashkëdrejtues i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, kërkoi sot katër komisionerë në ekipit që do të krijojë Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit, si kusht për bashkëpunimin e tyre.

“Nuk duhet të mbështeteni tek të Gjelbrit për të garantuar maxhorancën në Parlament, nëse ne nuk jemi në Komisionin Evropian. Nëse na duan, të paguajnë”, thekson Lamberts gjatë një konference për shtyp. 

“Duke pasur parasysh rezultatin e të Gjelbërve në evropianët e 26 majit, na përkasin katër komisionerë”, përllogariti ai.