19:10 / 17.07.2019
Mogherini: Zgjerimi në Ballkan - çështje e pajtimit të Evropës
Shefja e diplomacisë evropiane në largim, Federica Mogherini, deklaroi sot se çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është një çështje e pajtimit dhe bashkimit të kontinentit evropian
Duke folur për zbatimin e Strategjisë Globale të BE-së para Parlamentit Evropian, Mogherini vlerësoi se përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është investim në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin evropian.























