09:52 / 19.07.2019
Indonezia sërish goditet nga një tërmet i fuqishëm
BMKG njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 58 kilometra në juglindje të qytetit Tasikmalaya, në një thellësi prej 22 kilometra.
Një tërmet 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën e Indonezisë, Java Perëndimore.
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 58 kilometra në juglindje të qytetit Tasikmalaya, në një thellësi prej 22 kilometra.
Sipas informacioneve të para nuk ka viktima apo të plagosur si pasojë e tërmetit.























