Johannes Hahn kandidat për eurokomisioner
BKT
   Bota

Johannes Hahn kandidat për eurokomisioner

RTKlive

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn (Partia Popullore Konservatore,) u shpall njëzëri si kandidati austriak për Komisionin Europian nga një komitet parlamentar austriak.

Të pesë partitë parlamentare votuan në favor të sugjerimit të propozuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.

Kreu i qeverisë dhe Hahn lëshuan një deklaratë pas takimit të komisionit.

Social-demokratët (SP) dhe NEOS liberal-konservatore thanë se do të kishin preferuar më shumë kandidatë, por votuan për Hahn si një kompromis.

Politikani 61-vjeçar nga Vjena, ka pasur dy mandate si komisioner në Bruksel.