Gara në rrugë, makinat plagosin 17 persona pas aksidentit mes tyre
BKT
   Bota

Gara në rrugë, makinat plagosin 17 persona pas aksidentit mes tyre

Të paktën 17 persona janë plagosur pasi dy makina që po bënin gara në rrugët e Stevenage në Angli u përplasën mes tyre dhe dolën nga rruga, duke marrë përpara publikun që ishte mbledhur për të shijuar spektaklin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:00, gjatë një eventi për fanatikët e makinave sportive.

Një Toyota GT86 mori kthesën dhe i ndërpreu rrugën një makine Nissan 350z. Nissani humbi kontrollin dhe përplasi disa persona anës rrugës, ndërsa Toyota përplasi spektatorë të tjerë në anën tjetër të rrugës.

Banorët e zonës kishin paralajmëruar se eventi mund të ishte i rrezikshëm dhe i kanë bërë thirrje shpesh policisë që të pezullojë garat.