14:22 / 19.07.2019
Johannes Hahn miratohet njëzëri kandidat për eurokomisioner
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn (Partia Popullore Konservatore,) u shpall njëzëri si kandidati austriak për Komisionin Europian nga një komitet parlamentar austriak.
Të pesë partitë parlamentare votuan në favor të sugjerimit të propozuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.
Kreu i qeverisë dhe Hahn lëshuan një deklaratë pas takimit të komisionit.
Social-demokratët (SP) dhe NEOS liberal-konservatore thanë se do të kishin preferuar më shumë kandidatë, por votuan për Hahn si një kompromis.
Politikani 61-vjeçar nga Vjena, ka pasur dy mandate si komisioner dhe një përvojë në Bruksel.























