Gjermani: Universitet e kurorëzuara në nivel ekselence
BKT
   Bota

Gjermani: Universitet e kurorëzuara në nivel ekselence

Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Vendimi u morr unanimitet: Ministrja gjermane e shkencave Anja Karliczek kurorëzoi në universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit dhe fituesit e titullit do të marrin tani shumë para.

Për fituesit e konkurimit vihen në dispozicion 148 milionë euro në vit, nga të cilat tre të katërtat i jep federata.

Ministrja gjermane e shkencave, Anja Karliczek

Titullin ekselencë e kanë marrë:

Liga e Berlinit e përbërë nga tre universitete, Universiteti Humboldt, Universiteti Teknik dhe Universiteti i Lirë,

Shkolla e Lartë teknike në Ahen,

Universitti Friedrich-Wilhelms në Bon,

Universiteti Teknik në Drezden,

Universiteti i Hamburgut,

Universiteti i Hajdelbergut,

Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe,

Universiteti i Konstancës,

Universiteti Eberhard Karls në Tybingen,

Universiteti Ludwig-Maximilians në Mynih dhe

Universiteti Teknik në Mynih.

"Ne presim që tre vitet e ardhshme të kemi rezultate të shkëlqyera në fushën kërkimore," tha në Bon ministrja e shkencave Karliczek, mbas takimit të komisionit për dhënien e titullit të ekselencës. Vendimi për fituesit u morr në unanimitet të plotë, sipas të dhënave të bëra të ditura. Në komisionin për zgjedhjen e universtiteteve ekselente marrin pjesë përveç ministres Karliczek edhe ministrat e landeve dhe ekspertë ndërkombëtarë. 17 universitete dhe dy liga shkollash të larta aplikuan tek Këshilli i Shkencës për të marrë titullin. Ndryshe nga deri tani, përkrahja financiare për universitetet që morrën titullin do të zgjasë shtatë vjet./DW