​India nuk dorëzohet, tenton sërish misionin drejt Hënës
BKT
   Bota

​India nuk dorëzohet, tenton sërish misionin drejt Hënës

India është e vendosur të nisë sot misionin e saj të dytë hënor një javë pasi anuloi planin për shkak të një problemi teknik.

Chandrayaan-2 do niset të hënën rreth orës lokale 14:43, tha agjencia hapësinore Isro.

Ndërsa shtoi se anija ishte gati të nisjes për në hënë më e fortë se kurrë.

Agjencia hapësinore shpreson se misioni prej 150 milionë dollarësh do të jetë i pari që do të mbërrijë në polin jugor të Hënës.

Nisja e misionit më 15 korrik u ndal 56 minuta para afatit kohor të parashikuar pas një problemi teknik të vërejtur në sistemin e nisjes së automjetit, përcjell Ora News.

Mediat indiane raportuan se bëhej fjalë për rrjedhje gaz helium në motorin kriogjenik të raketës.

Isro falënderoi njerëzit për mbështetjen e misionit përkundër vonesës.