10:53 / 22.07.2019
Zjarr në një qendër tregtare në lindje të Londrës
Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar për të ndaluar apo së paku zvogëluar dëmet e shkaktuara nga një zjarr në një qendër tregtare në lindje të Londrës, sot në orët e mëngjesit.
Sipas mediave britanike, përpjekjet po bëhen për të shpëtuar ndërtesën, por duket se zjarri është rritur me intensitet gjatë gjithë mëngjesit.
Brigada e zjarrit e Londrës tha se një pjesë e çatisë ishte në flakë, edhe pse nuk dihet nëse zjarri është përhapur në dyqanet më poshtë.
Bëhet e ditur se flaka mund të shihet që vjen nga çatia e ndërtesës dhe ka shumë tym në zonë.
Brigada e zjarrit në Londër tha “Pesëmbëdhjetë makina dhe rreth 100 zjarrfikës janë thirrur në një zjarr në qendrën tregtare në Walthamstow”.























