Ja si të përgatisni oriz me perime
Përbërësit:
1.5 filxhan oriz
1 qepë
1 spec i gjelbër
10 ullinj të zinj
1 karrotë
2 lugë gjelle pure domatesh
1 kungulleshka
150 gr kërpudha
kripë
100 ml vaj
magdanoz
1 lugë gjelle mentë të thatë
Udhëzimet:
1 Orizin shpëlajeni në 7 ujëra e kullojeni.
2 Orizin e shpëlarë mbulojeni me ujë të nxehtë në raport 1:2 dhe lëreni të ziejë derisa të thithë të gjithë ujin.
3 Në një enë tjetër ngroheni vajin e në të fërgojini me radhë qepën, karrotën e grirë në kubikë dhe kërpudhat e prera.
4 Sapo të zbuten këto, shtoni ullinjtë dhe kungulleshkën e prerë imët. Shtoni edhe kripë e piper sipas shijes dhe purenë e domates.
5 Pasi të jenë zbutur të gjitha perimet, tek tava shtoni orizin e zier. Trazojini mirë të gjitha dhe lërini të kaurdisen edhe për pak kohë të gjitha bashkë.
6 Kur të jetë gati orizi, spërkateni me magdanoz të grirë dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë.























