Koreja e Jugut, raketa paralajmëruese kundër avionit rus
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut bëri të ditur se në të njëjtën kohë hapësirën ajrore koreano-jugore e kanë shkelur edhe dy avionë kinezë.
Ushtria e Koresë së Jugut ka shkrepur dy raketa paralajmëruese kundër një avioni rus që ka hyrë dhe ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.
Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes njoftoi se sistemi kundërajror ka detektuar tre avionë rusë pranë kufirit ajror, ndërsa njëri prej tyre ka hyrë thellë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.
Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se forcat koreano-jugore kanë shkrepur raketa paralajmëruese për të zmbrapsur avionin rus.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut bëri të ditur se në të njëjtën kohë hapësirën ajrore koreano-jugore e kanë shkelur edhe dy avionë kinezë.
Seuli zyrtar paralajmëroi se do t'i dërgojë ankesë Moskës dhe Pekinit me kërkesë për të sqaruar nëse shkeljet e hapësirës ajrore ishin të qëllimshme apo të paqëllimshme./aa/























