Gjermani, një i plagosur në sulmin racist, sulmuesi vetëvritet
Një qytetar gjerman në Waechtersbach, pranë Frankfurtit, hapi zjarr ndaj një 26 vjeçari nga Eritrea.
Në një sulm racist në Waechtersbach të Gjermanisë është plagosur rëndë një 26-vjeçar nga Eritrea.
Prokuroria në Frankfurt njoftoi se shtetasi gjerman Roland K. dje ka hapur zjarr ndaj shtetasit të Eritreas dhe iku nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Roland K. u gjet i plagosur në automjet ndërkaq ndërroi jetë pasiqë u transportua në spital.
Viktima e sulmit u mbajt në spital për trajtim. Gjatë bastisjes së shtëpisë së sulmuesit u gjetën armë.
Polici që mori pjesë në bastisje për mediat gjermane tha se në shtëpinë e sulmuesit është gjetur letra lamtumirëse.
Në vijim janë hetimet nëse sulmuesi ka qenë i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë.























