OKB kërkon ndalimin urgjent të sulmeve në Idlib
BKT
   Bota

OKB kërkon ndalimin urgjent të sulmeve në Idlib

"Shumica e viktimave të sulmit janë gra dhe fëmijë. Në mesin e atyre që u vranë ka edhe punonjës të shëndetësisë dhe kërkim-shpëtimit", tha Cutts.

Zëvendës koordinatori i OKB-së për Ndihmë Humanitare në Krizën Siriane, Mark Cutts, ka reaguar ndaj sulmeve të regjimit të Bashar al-Assad dhe ka kërkuar t'u jepet fund sulmeve që kanë në objektiv civilët.

Në një deklaratë me shkrim, Cutts tha se regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij vazhdon sulmet intensive kundër vendbanimeve civile brenda kufijve të Zonës për uljen e tensioneve në Idlib.

Ai tha se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij të kryera dje ndaj rajoneve Marratinnuman dhe Serakib në Idlib. Cutts tha se sulmet në fjalë janë sulmet më të përgjakura kohën e fundit.

"Shumica e viktimave të sulmit janë gra dhe fëmijë. Në mesin e atyre që u vranë ka edhe punonjës të shëndetësisë dhe kërkim-shpëtimit. Trupat janë shpërbërë. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të shpëtuar personat që kanë mbetur nën rrënoja", tha Cutts.

Ai bëri thirrje për t'u dhënë fund urgjentisht sulmeve dhe ka vënë theksin se nuk ka shpjegim që civilët dhe infrastruktura të vendoset në objektiv./aa/