`Rusia shpreh pendesë për shkeljen e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut`
BKT
   Bota

`Rusia shpreh pendesë për shkeljen e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut`

Rusia ka thënë se një ndërhyrje në hapësirën ajrore territoriale të Koresë së Jugut nuk ishte e qëllimshme, kjo sipas zyrës presidenciale të Seulit.

"Një zyrtar ushtarak rus shprehu keqardhje të thellë në ministrinë e mbrojtjes të Koresë së Jugut dhe tha se ishte një gabim teknik", thonë zyrtarët e  Koresë së Jugut, transmeton oranews.

Të martën, Seuli tha se një avion luftarak rus kishte shkelur dy herë hapësirën ajrore territoriale.

Ministria ruse e mbrojtjes më herët e kishte mohuar këtë.

Sipas Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut, Rusia tha se shkelja ishte e paqëllimtë dhe se menjëherë do të niste një hetim mbi rastin.

Kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët rusë.

Të martën ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se aeroplani ishte pjesë e një patrulle ajrore të përbashkët nga avionët rusë dhe kinezë mbi Detin dhe Japoninë dhe Detin e Kinës Lindore, patrullimi i parë ajror midis dy vendeve.

Ministria e mbrojtjes e Kinës mohoi të mërkurën se ndonjë prej avionëve në patrullë hyri në hapësirën ajrore territoriale të ndonjë vendi.