Indonezia goditet nga një tërmet 5,1 ballë
BKT
   Bota

Indonezia goditet nga një tërmet 5,1 ballë

Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Një tërmet 5,1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Sumberasri në Indonezi.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti i fuqishëm 5,1 ballë ka ndodhur 11 kilometra në jug të rajonit Sumberasri të shtetit Java Lindore, në thellësi prej 103,2 kilometra.

Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Në tërmetin me fuqi prej 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.