SHBA dënon ashpër sulmet ajrore në Idlib
BKT
   Bota

SHBA dënon ashpër sulmet ajrore në Idlib

Mbrojtja Civile njoftoi se së paku 39 civilë janë vrarë gjatë sulmit ajror të cilin e kryen avionët rusë në një treg në qytetin Maarat Al-Numan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan ashpër sulmet ajrore dhe artilerike që gjatë disa ditëve të fundit në vendbanimet e Idlibit i kryen avionët rusë dhe forcat lojale të regjimit sirian Bashar al-Assad.

Mbrojtja Civile "Helmetat e Bardhë" njoftoi se së paku 39 civilë janë vrarë gjatë sulmit ajror të cilin e kryen avionët rusë në një treg në qytetin Maarat Al-Numan.

Forcat ajrore të regjimit të Assadit paralelisht kryen sulm në një treg në Saraqib dhe vranë së paku 7 civilë. Avionët rusë dhe të Assadit qëlluan edhe vendbanimet Bidama, Talmenes dhe Al-Kabin. Në këto sulme humbën jetën 4 civilë.

"Sulmet e vazhdueshme janë tregues se regjimi i Assadit dhe aleatët e tij edhe më tej besojnë dhe angazhohen për zgjidhje ushtarake të krizës në këtë vend. Këto sulme janë hapa dëshpëruese", deklaroi Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ortagus u bëri thirrje autoriteteve ruse dhe regjimit të Assadit që t’u japin fund sulmeve, të respektojnë armëpushimin e dakorduar në verilindje të Sirisë dhe të lejojnë aktivitetet humanitare në këtë rajon./aa/