Kina nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës në Tajvan
Autoritetet kineze sot lëshuan një njoftim në të cilin theksojnë se lufta kundër aktiviteteve separatiste në Tajvan, Tibet dhe Xinjiang është në krye të prioriteteve kombëtare të vendit.
Autoritetet e Kinës njoftuan se nuk përjashtojnë mundësinë për përdorimin e forcës në këmbënguljen që Tajvani të mbahet si pjesë integrale e Kinës dhe premtuan se do të ndërmarrin të gjitha masat ushtarake për të mposhtur separatistët tajvanezë.
Autoritetet kineze sot lëshuan një njoftim në të cilin theksojnë se lufta kundër aktiviteteve separatiste në Tajvan, Tibet dhe Xinjiang është në krye të prioriteteve kombëtare të vendit më të populluar në botë.
Bëhet fjalë për një "letër të bardhë" të cilën autoritetet kineze e botuan për një periudhë prej disa vitesh, duke theksuar prioritetet e politikës kombëtare.
Kina paralajmëroi se do të vazhdojë të jetë në mbrojtje, por nuk do të hezitojë t'i përgjigjet ndonjë sulmi ndaj interesave të saj me anë të kundërsulmeve.
Theks i veçantë është vënë në rritjen e aktiviteteve separatiste në Tajvan ndërsa Pekini zyrtar porositi se të gjitha përpjekjet për të rrezikuar integritetin e Kinës janë të gjykuar për shkatërrim.























