10:50 / 24.07.2019
Rrëshqitje dheu në Kinë, 11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 34 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në jugperëndim të Kinës.
Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën ndërsa 34 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në jugperëndim të Kinës.
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), në qytezën Liupanxui të qytetit Guiyang në provincën Guizhou ka ndodhur rrëshqitje e dheut si pasojë e së cilës kanë humbur jetën të paktën 11 persona ndërsa 34 konsiderohen të zhdukur.
Në qytezë gjithashtu janë shkatërruar 21 shtëpi ndërsa në rajon janë dërguar ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit.























