Dançilla do të kandidohet për presidente në Rumani
Kryeministrja rumune Viorika Dançila në nëntor do të kandidohet për presidente, vendosi dje kryesia e Partisë Socialdemokrate në tentim ta parandalojë presidentin e deritanishëm Klaus Johanis të fitojë mandatin e dytë.
Kandidimi i saj duhet të konfirmohet edhe në kongresin e partisë i cili do të mbahet më 3 gusht por pas takimit Dançilla tha se edhe pse “situata e zgjedhjeve nuk është lehtë”, beson në veten dhe në kolegët e saj.
Kryeministrja rumune, e cila ka 55 vjet paraprakisht ka deklaruar se nuk dëshiron të përfshihet në garën presidenciale. Por ajo iu nënshtrua presionit nga ana e partisë së saj, posaçërisht pasi u bë kryetare e partisë.
Edhe pse Partia Socialdemokrate dominion në politikën rumune në tre dekadat e fundit, ajo nga viti 2000 nuk arriti ta fitojë funksionin e presidentit.
Presidenti Johanis, i cili vjen nga forcat djathtiste edhe hapur e kritikon Qeverinë, tashmë ka publikuar se do të kërkojë mandat të dytë në zgjedhjet më 10 nëntor.























