Presidenti i Tunizisë shtrohet sërish në spital
BKT
   Bota

Presidenti i Tunizisë shtrohet sërish në spital

Essebsi është hospitalizuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që është hospitalizimi i tretë brenda një muaji.

Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi (92), është hospitalizuar sërish në spitalin ushtarak në Tunizi.

Mediat lokale lajmërojnë se Essebsi është hospitalizuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që është hospitalizimi i tretë brenda një muaji.

Kabineti i presidentit tunizian nuk e ka komentuar rastin.

Essebsi në gjysmën e dytë të muajit qershor, poashtu u hospitalizua dy herë për shkak të problemeve shëndetësore.

Në krye të shtetit është që nga dhjetori i vitit 2014, ndërsa në këtë pozitë duhet të qëndrojë deri në nëntor kur i skadon mandati.