Arrestohen 3 terroristë të Al-Kaedës në Tripoli
BKT
   Bota

Arrestohen 3 terroristë të Al-Kaedës në Tripoli

Në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, janë arrestuar 3 terroristë për të cilët është shpallur fletëarrest ndërkombëtar. Njëri nga të arrestuarit është shtetas i Algjerisë.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Pajtimit Kombëtar të Libisë konfirmon se në Tripoli janë arrestuar së paku 3 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Kaeda, e cila përgatitej për të kryer sulm në Tripoli.

Në njoftimin e forcave të sigurisë të qeverisë libiane thuhet se në Tripoli janë arrestuar 3 terroristë për të cilët është shpallur fletëarrest ndërkombëtar. Njëri nga të arrestuarit është shtetas i Algjerisë. Ata, siç thuhet, bëheshin gati të kryenin sulm në Tripoli.

Identiteti i terroristëve të arrestuar nuk është zbuluar por u theksua se janë arrestuar gjatë bastisjes së kryer nga forcat e sigurisë në Libi. Bëhet fjalë për një operacion që është pjesë e hetimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur Muammar Gaddafi u përmbys në një kryengritje të përgjakshme me mbështetjen e NATO-s dhe më pas u vra./aa/