Rusia dhe Kuba bisedojnë për zgjidhje politike në Venezuelë
BKT
   Bota

Rusia dhe Kuba bisedojnë për zgjidhje politike në Venezuelë

"Ne shpresojmë që kontaktet, që nxisin dialog të drejtpërdrejt mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohen në çdo mënyrë të mundshme", tha Lavrov.

Rusia dhe Kuba kanë konfirmuar qëndrimin e tyre në favor të zgjidhjes politike në Venezuelë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, gjatë një konference për media të mbajtur në Havana pas takimit me homologun e tij nga Kuba, Bruno Rodriguez Parilla, tha se dy shtetet "në mënyrë aktive" po merrnin pjesë në krijimin e kushteve për të arritur marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës në Venezuelë.

"Ne shpresojmë që kontaktet, që nxisin dialog të drejtpërdrejt mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohen në çdo mënyrë të mundshme. Do të doja të theksoja edhe një herë se këto duhet të jenë kontakte për të promovuar dialogun, e jo kontakte me qëllim të imponimit të rezultateve të atij dialogu dhe paracaktimit të rezultateve", tha ai.

Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin "shembullor" ruso-kuban në OKB./aa/