Arkitektët i frikësohen shembjes së çatisë së Notre Damit nga i nxehti
Vala e nxehtësisë që po mbizotëron në Evropë me temperatura të larta mund të dëmtojë tërësisht kulmin e katedrales së Notre Dame, paralajmëruan ekspertë.
Arkitektët që po punojnë për rivendosjen e strukturës së drurit mesjetar që u rrënua nga një zjarr tre muaj më parë, kanë paralajmëruar se temperatura në rritje mund të bëjë përpjekjet e tyre të pavlefshme.
Temperaturat e larta që po karakterizojnë Francës rrezikojnë rrëzimin e tavanit të mbetur nga dëmtimi i zjarrit, tha sot arkitekti kryesor i katedrales.
Notre Dame shekullore u përfshi në flakë në prill, kur flakët kapluan një pjesë të konsiderueshme të tavanit.
Kryearkisti Philippe Villeneuve paralajmëroi se tavani i mbetur “mund të dëmtohej i tëri” për shkak të nxehtësisë intensive.
Temperaturat në ditën e djeshme në kryeqytetin francez prej 40.4 C thyen rekordin e vendosur në vitin 1947.























