Opozitari në Rusi burgoset pasi bëri thirrje për protesta
BKT
   Bota

Opozitari në Rusi burgoset pasi bëri thirrje për protesta

Kritiku i madh i Kremlinit zyrtar, Alexei Navalny, është burgosur për 30 ditë thotë zëdhënësja e tij. Ai ka planiifikuar një marsh protestues në Moskë pasi që shumë opozitar ishin përjashtuar nga gara për zgjedhje lokale që do të mbahen në shtator.

Policia ka ndaluar Navalnyn kur ai doli nga shtëpia e tij të mërkurën, duke e akuzuar për thirrje të paautorizuar të protestave.

Kandidatët ishin larguar nga gara pasi që autoritetet në Rusi kishin thënë se ata nuk kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për tu kualifikuar për zgjedhje.

Kandidatët thonë se arsyeja e vërtet për përjashtimin e tyre ishte se ata po mundoheshin të garonin kundër aleatëve të Putinit.