Kinë, 20 të vdekur dhe 25 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut
BKT
   Bota

Kinë, 20 të vdekur dhe 25 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

Janë gjetur edhe pesë kufoma në krahinën Guizhou, ku rrëshqitja e dheut bllokoi 21 shtëpi të martën mbrëma në një fshat në qarkun Shuicheng. Viktimat e fundit janë dy gra dhe tre fëmijë.

Së paku 20 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës.

Mediat lokale theksojnë se janë gjetur edhe pesë kufoma në krahinën Guizhou, ku rrëshqitja e dheut bllokoi 21 shtëpi të martën mbrëma në një fshat në qarkun Shuicheng. Viktimat e fundit janë dy gra dhe tre fëmijë.

Vlerësohet se janë zhdukur 25 persona. Njëmbëdhjetë të tjerë janë shpëtuar.

Rrëshqitje dheu ndodhi edhe të martën në vendin e ndërtimit të autostradës rreth 90 kilometra në veri të qarkut Hezhang, në krahinën Guizhou. Humbi jetën një person, ndërsa gjashtë të tjerë u zhdukën.

Shirat sezonal kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në pjesën më të madhe jugore të Kinës.