14:50 / 26.07.2019
Ky aplikacion tregon se sa sheqer përmbajnë pijet
Pothuajse të gjithë tashmë e dimë se sa i rrezikshëm mund të jetë sheqeri për shëndetin tonë.
Edhe ata që mundohen të humbin peshë, personat me diabet, etj, mundohen që t’i largohen ushqimeve e sidomos pijeve të cilat përmbajnë sheqer. Por, sa mund t’ia arrijnë këtë gjë, pasi nuk dihet sigurt se sa sheqer po marrin ata, për shkak se brendet e pijeve kanë tendencë të mos i tregojnë përbërësit në përgjithësi, raporton “Unilad Tech”.
Andaj, është krijuar një aplikacion ku ju tregon saktësisht shumën e sheqerit që e përmban pija që jeni duke e pirë.























