Sulm në një zyrë zgjedhore në Afganistan, 20 të vdekur
BKT
   Bota

Sulm në një zyrë zgjedhore në Afganistan, 20 të vdekur

Saleh i cili u nxor nga ndërtesa ku ndodhi sulmi dhe u dërgua në një rajon të sigurt është plagosur në krah. Në përleshjen që ndodhi pas sulmit, forcat e sigurisë vranë 3 sulmues.

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur dhe me bombë ndaj një zyre zgjedhore të Amrullah Saleh, kandidat për zëvendëspresident të parë të presidentit Ashraf Ghani.

Minstria e Brendshme afgane njoftoi se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 20 persona ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Presidenti afgan Ghani në një deklaratë në Twitter, njoftoi se gjendja e Saleh është e mirë.

Fushata zgjedhore në Afganistan zyrtarisht filloi dje ndërsa zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 28 shtator.