Papa: Të parandalohen vuajtjet e emigrantëve në detëra
Papa Françesku djeu lut për emigrantët, vetëm disa ditë pasi në afërsi të bregdetit të Libisë, në Detin Mesdhe, humbën jetën rreth 150 emigrantë.
Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejtë dhe me vendosmëri në mënyrë që të parandalohen vuajtjet e reja të emigrantëve në detyra.
Kreu i Kishës Katolike nga sheshi i Shën Pjetrit u bëri thirrje besimtarëve që të luten për viktimat dhe për familjet e tyre.
Papa bëri thirrje që të veprohet shpejtë dhe me vendosmëri në mënyrë që të parandalohen tragjeditë dhe të gjithëve t'u garantohet siguri dhe dinjitet.
Apeli i tij ndaj komunitetit ndërkombëtar vjen disa ditë pasi një anije e Rojës italiane me 130 emigrantë të shpëtuar u ankorua në Sicili.
Italia nuk lejon arritjen e emigrantëve nëse vendet e tjera nuk i pranojnë ato./aa/























