Qindra të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore
BKT
   Bota

Qindra të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

"Në përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar kanë humbur jetën 600 persona", u shpreh Haq, duke shtuar se vetëm në Indi nga përmbytjet janë prekur 10 milionë njerëz .

Të paktën 600 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, bëri të ditur Farhan Haq, një nga zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Sipas mediave indiane, Haq, në deklaratën e tij thekson se nga reshjet në sezonin e shirave monsun në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, janë prekur të paktën 25 milionë njerëz ndërsa mbi 500 mijë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

"Në përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar kanë humbur jetën 600 persona", u shpreh Haq, duke shtuar se vetëm në Indi nga përmbytjet janë prekur 10 milionë njerëz.

Ai tha se ka nevojë për ujë të pastër, materiale pastrimi dhe ushqim për fëmijët.