14:31 / 29.07.2019
Kinë, rritet numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut
Nga rrëshqitja e dheut e cila goditi rajonin Shuicheng më 23 korrik, numri i të vdekurve është rritur në 42 persona ndërsa po kërkohen 9 të tjerë.
Nga rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë provincën kineze Guizhou kanë humbur jetën të paktën 42 persona.
Media shtetërore kineze CCTV ka njoftuar se nga rrëshqitja e dheut e cila goditi rajonin Shuicheng më 23 korrik, numri i të vdekurve është rritur në 42 persona ndërsa po kërkohen 9 të tjerë.
Informacionet nga terreni thonë se në 23 shtëpi të shkatërruara kanë jetuar 77 persona dhe se 8 persona kanë qenë aty me punë apo për vizitë.
Nga gjithsej 85 persona, 23 ishin jashtë objekteve ndërsa 11 të lënduarve u është ofruar trajtimi mjekësor.























