​Parisi i kërkon Moskës t’i lirojë manifestuesit e arrestuar
BKT
   Bota

​Parisi i kërkon Moskës t’i lirojë manifestuesit e arrestuar

Franca kërkoi sot lirimin e menjëhershëm të rreth 1000 manifestuesve të arrestuar këtë fundjavë në Moskë dhe të udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, duke shprehur shqetësimin më të thellë në lidhje me ngjarjet e fundit.

“Një numër i konsiderueshëm arrestimet dhe burgosjes pasuan manifestimet paqësore të ditëve të fundit në Moskë”, njoftoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny, i burgosur që prej 23 korrikut, është degraduar ndjeshëm. Franca kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm dhe shpreh shqetësimin e saj të thellë para zhvillimeve të fundit”, theksoi Parisi.